Qeveria e Kosovës ende s’ka dërguar komentet e saj në ZRrE sa i përket propozimit të këtij institucione për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike kur kanë mbetur më pak se tre ditë kohë deri në afatin përfundimtar për dhënie të komenteve.
ZRrE përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka pranuar komente nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore(INDEP), KOSTT, KEDS dhe KESCO.
Kryeministri Kurti kishte deklaruar se qeveria e Ksoovës do t’i dërgojë komentet e saj lidhur me shqyrtimin e çmimit të rrymës.
ZRrE më 17 janar ka publikuar raportin konsultativ të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.
Palët e interesit kanë afat deri të hënën më 31 janar 2022 që t’i dërgojnë ato.Kundërshtimi ndaj propozimit të ZRrE-së do të manifestohet nesër edhe përmes protestës së thirrur nga PSD-ja, të cilët u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe opozitës që t’i bashkohen në kundërshtimin për rritjen e çmimit të rrymës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...