Pronari i “Kosova Petrol”, Bedri Selmani kampion i uzurpimeve në vend

20:43 | 15 Shkurt 2016
M. A.

Biznesmeni dhe pronari i “Kosova Petrol” del të jetë uzurpatori më i madh i pronës publike në vend që nga pas lufte.

13 nga pikat e shitjes së derivateve të kompanisë së tij në qytete të ndryshme të Kosovës ndodhen në hapësira të uzurpuara, tregon raporti i AKP’së i uzurpatorëve të ndërmarrjeve shoqërore.

Sikur të mos mjaftonte, i njëjti, një nga bizneset e tij e zhvillon edhe në token e cila i takon “Hotel Victory” në hyrje të kryeqytetit, transmeton Express.

Shumica e këtyre hapsira të uzurpura nga Bedri Selmani janë në qendra të qyteteve si Ferizaj, Vuhstrri, Dragash, Viti, Vushtri etj.

Shpërndaje në rrjete sociale