Ministria e Financave njoftoi sot se, tani e tutje, të gjitha njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, do të botohen në dy buletine zyrtare.
Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave bën me dije se është organi që kryen procedurat e shitjes së pronës shtetërore që privatizohet dhe se, duke filluar nga ankandi i radhës, do të dërgojë për botim çdo njoftim për ankand vetëm në Buletinin e Prokurimit Publik dhe Buletinin e Botimeve Zyrtare pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare, thuhet në njoftimin.
Sikurse dihet, një nga format me të cilat bëhet kalimi i pronës shtetërore në pronë private është edhe shitja e pronës nëpërmjet ankandit, ku pronarët e truallit kanë të drejtën e parablerjes.
Deri më sot, përkujton Ministria, njoftimi për zhvillimin e ankandit sipas dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi është realizuar nëpërmjet publikimit të njoftimit në Buletinin e Prokurimit Publik, si dhe në media kombëtare – gazeta me qarkullim kombëtar dhe TV kombëtar.
Kjo, sipas dispozitave të reja ligjore, nuk vlen më, dhe njoftimet e tilla në të ardhmen nuk do të publikohen në media kombëtare.
“Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.78/2014, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare, në zbatim të nenit 9, pika 6 ‘Parashikimet aktuale në aktet ligjore dhe nënligjore, që kanë të bëjnë me botimin në median kombëtare, zëvendësohen me botimin në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare’, ju bëjmë me dije se njoftimet për ankand apo për ish-pronarët e truallit që gëzojnë të drejtën e parablerjes, nuk do të botohen në mediat kombëtare (gazeta dhe TV kombëtare), por vetëm në Buletinin e Prokurimit Publik, pranë Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Buletinin e Njoftimeve Zyrtare pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...