Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Arbëresha Shala-Raqa, është caktuar që ta hetojë rastin e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, i cili javë më parë ishte zënë nga Policia e Kosovës me armë pa leje në veturë dhe me substancë narkotike.
Në prill të këtij viti ishte raportuar se e njëjta prokurore kishte mbyllur rastin për “Narkotik” të djalit të kolegut të saj prokuror, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Prokuroria Themelore e Prishtinës të martën ka caktuar prokuroren Arëbresha Shala-Raqa ta hetojë rastin e Shpëtim dhe Rinor Maxhunit, të cilët mbrëmjen e 12 tetorit të këtij viti u kapën nga Policia e Kosovës me armë pa leje e substanca narkotike në veturë, pronë e Enver Maxhunit, babait të kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni.
Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, i cili ka pohuar se kallëzimi penal ndaj Shpëtim Maxhunit dhe Rinor Maxhunit ka arritur në Prokurori më 19 tetor 2018.
Shpëtim dhe Rinor Maxhuni, sipas prokurorit Berisha, ngarkohen për “Armëmbajtje pa leje”.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...