Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Istogut, Haki Rugova.
Përveç Rugovës, Policia ka arrestuar edhe disa zyrtarë tjerë të Komunës së Istogut.
Prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj thotë se Rugova dhe zyrtarët tjerë janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit
“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit”, ka thënë prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj për Betimi për Drejtësi.
Për arrestimin e kryetarit të Istogut, është deklaruar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, i cili gjatë fjalimit të tij në Kuvend pohoi se lajmi për arrestimin e Rugovës është ëmbëlsia e natës.
“Nuk di se si mund të mbyllet ky raportim me një lajm që është arrestuar kryetari i Istogut dhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, kjo i përmbys të gjitha ato që i folët, kjo është ëmbëlsia e natës”, deklaroi deputeti Haliti.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C