Prokurorja Ervehe Gashi tha se po vazhdon operacioni për kërkimin e katër të dyshuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë dhe me këtë rast janë bllokuar rrugë, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore.
“Jemi në kërkim e sipër të tyre, i kemi blloku rrugët, janë duke i kontrollu rrugët dytësore, rrugët magjistrale, autostradën, rrugët e fshatrave, rrugët lokale që lidhin fshat më fshat”, tha prokurorja Gashi për “Betimi për Drejtësi“.
Ajo shtoi një polic është plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër u lëndua gjatë rezistencës, ndërsa të dy janë jashtë rrezikut për jetë.
Prokurorja Gashi ka bërë të ditur se shuma e arit të grabitur nga grabitja e armatosur në argjendari në Suharekë, konsiderohet të jetë 250 mijë euro.
Ndërsa, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, konfirmoi se Policia e Kosovës ka vënë në zbatim “unazën e çeliktë” (operacion i gjerë), për të kapur katër të dyshuarit për grabitjen e armatosur në argjendarinë në Suharekë.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump