Prokurori i Shtetit ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Bardhyl Qaushi”, në Prishtinë.
Nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është në hetime.
“Rr. Bardhyl Qaushi, Prishtinë 25.01.2024 – 17:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...