Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që të bëhet rinumërimi i votave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.
Kjo është konfirmuar për Arbresh.info nga zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.
“Konfirmoj që do të bëhet rinumërimi vetëm për LDK-në, jo për partitë e tjera, dhe varësisht nga rezultatet do të veprohet”, tha Preteni.
Kjo erdhi pas një ankese të bërë nga kandidatja për deputete e LDK-së, Rrezarta Krasniqi në drejtim të bashkëpartiakut të saj, Xhafer Tahiri.
Sipas Rrezarta Krasniqit, në shkollën “Ali Kelmendi” në Vushtrri, LDK kishte pasur gjithsej 55 vota, dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku aty ka marrë 52 vota, ndërsa Xhafer Tahiri 54 vota.
Gjithashtu, në arsyetimin e saj, kandidatja e LDK-së thotë që dyshim për manipulim të votave ka pasur edhe në vendvotime tjera.
Në vendimin e Prokurorisë, të publikuar nga Telegrafi, thuhet se ekziston dyshimi se ka pasur manipulim të vota për ta ndihmuar kandidatin Xhafer Tahiri.
“Vendi i rinumërimit të votave do të bëhet në objektin e QNR-së në Prishtinë”, thuhet në vendimin e Prokurorisë.

Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...