Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se gjatë muajit shkurt ka sekuestruar vetura, kamion, armë, municion, armë të ftohta, telefona, dru, motor sharra, të cilat dyshohet të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.
Me kërkesë të prokurorit të shtetit, gjatë muajit shkurt janë sekuestruar dy vetura, një e tipit BMW, një Audi Q8 dhe një kamion Iveco, mjete këto të cilat dyshohet se janë përdorur apo përfituar nga veprat penale.
Gjithashtu, me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë sekuestruar gjatë këtij muaji 9 armë zjarri të llojeve të ndryshme, 142 fishkë kalibër të ndryshëm dhe një thikë.
Tutje të sekuestruara janë edhe dy telefona mobil, tri sharra motorike dhe masë drusore 10.5³ metër, dru shkoze dhe breu./Arbresh.info/
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...