Prokuroria Speciale e Kosovës ka mohuar se ndonjë gazetar është nën hetim, pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, e cila akuzoi disa gazetarë për lidhje me terroristin Milan Radoiçiqin dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta, i tha RTV21 se nuk ekziston asnjë procedurë hetimore apo rast i hapur që përfshin gazetarë.
Ajo theksoi se Prokuroria Speciale po vazhdon punën në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në trajtimin e çdo rasti.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga Prokuroria Speciale dhe nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët. Prokuroria Speciale vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në çdo rast”, tha Luta.
Presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar gazetarë për bashkëpunim me Milan Radoiçiqin, i akuzuari kryesor për sulmin e Banjskës. Në një konferencë për media, ku një natë më parë në një komunikatë ka përmendur hetime të gazetarëve nga AKI-ja, ajo tha se cak i hetimeve nuk ishin gazetarët.
“E para, nuk janë hetuar gazetarët. Është hetuar tjetër kush, janë hetuar Radoiçiqat. Kur hetohen Radoiçiqat, dalin bashkëpunëtorët e tyre”.
Nuk përmendi emra pasi tha se hetimet janë duke vazhduar.
“E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi”.
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025