Prokuroria Speciale njofton se janë shenjtëruar tri raste të reja me 30 persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë përfshirë shtatë persona, prej tyre katër gjenden në paraburgim dhe tre në masën e arrestit shtëpiak për veprën penale “Hyrje ne sistemet kompjuterike”, nga neni 327 i KPRK-së, “Mashtrimi”, nga neni 23 dhe “Shpëlarje e parave”, nga neni 302 i KPRK-së dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së.
Në njoftimin për media thuhet se janë konfiskuar 257.540,00 euro, shtatë (7) vetura, nëntë (9) telefona, kompjuterë dhe pajisje kompjuterike, një (1) armë e gjatë dhe një (1) pistoletë.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se në rastin e dytë janë përfshirë nëntëmbëdhjetë (19) persona, tre (3) prej tyre gjenden në paraburgim për veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo të materieve plasëse”, nga neni 364 dhe 31 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së”, njofton tutje Prokuroria.
Nga ky rast janë konfiskuar 35 armë, katër vetura, 650, 00 euro, dy (2) telefona dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq, në rastin e tretë të shenjestruar janë të përfshirë katër (4) persona për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 dhe “Dhënia e ndihmës”, nga neni 33 në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar./Arbresh.info/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje