Prokuroria Speciale nis rast penal për kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa Osmani

16:34 | 9 Mars 2026
E.G

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1 , nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se janë bërë thirrje për pushkatim të presidentes Vjosa Osmani, e për çka edhe kanë dënuar këtë gjuhë të rrezikshme.

Në reagim thonë se Osmani nuk është vegël e askujt dhe as pjesë e fantazive konspirative për kinse trafhti, por është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që ushtron mandatin mbi bazën e Kushtetutës./Arbresh.info

Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presidentes Vjosa Osmani, kërkon reagim urgjent të drejtësisë

Shpërndaje në rrjete sociale