Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, ka dorëzuar aktakuzë kundër të pandehurit A.S. për vepër penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votën” nga neni 215 paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.S. me dt. 26.05.2017 rreth orës 15:26 minuta në fshatin Vitomeric Komuna Pejës, ka premtuar dhurata personit tjetër me të drejtë vote me qëllim që të votoj partinë NDS e cila udhëhiqet nga i pandehuri, ashtu që, i njëjti përmes rrjetit social facebook kishte dërguar mesazh personit D.S. dhe kishte kërkuar që të votohet kjo parti në këmbim me 50 euro dhe do të sigurohen edhe shpenzimet e rrugës, transmeton arbresh.info.
I pandehuri me këto veprime duke premtuar dhënien e përfitimit prej 50€ në këmbim të votës së votuesve ka përmbushur elementet e veprës të përshkruar sikur më lart.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtoj dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila
vihet në barë./Arbresh.info.
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...