Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve me iniciale B.T, Q.T, A.T dhe J.T, shtetas të Republikës së Kosovës.
Në njoftim thuhet se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe ligjit nr. 05/L96 neni 56 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.
Në aktakuzë është propozuar edhe konfiskimi i pasurisë se paluajtshme, pronë e të pandehurve, e cila gjatë fazës se hetimeve ka rezultuar të jetë pasuri e fituar me vepër penale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...