Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy (2) të pandehurve me inicialet, B.N dhe A.N.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit me inicialet B.N. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale, nga neni 333, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjithashtu, i pandehuri me inicialet B.N, së bashku me të pandehurin A.N, akuzohen për veprën penale ‘’Pastrimi i parasë, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës e lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...