Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër të pandehurve Sh.H dhe S.H, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shpëlarje e parave” nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes se parave dhe financim të terrorizmit.
Sipas aktakuzës, të pandehurit Sh.H dhe S.H, gjatë vitit 2015 me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë së përfituar me aktivitetet kriminale, i cili aktivitet ishte ndërlidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge nga nenit 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 3 të KPK-së, me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket si e ligjshme, me parat të cilat i kanë përfituar nga aktivitetet kriminale në mënyrë të kundërligjshme kanë blerë banesa.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “shpëlarje e parave nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 32 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financim të terrorizmit.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...