Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, së bashku me prokurorët nga Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar, Valdet Gashi, Fatos Ajvazi dhe Milot Krasniqi, priti të martën në një takim pune përfaqësuesit e lartë të Carabinierëve italianë nga Komanda Kundër Falsifikimit të Parave me seli në Romë, Gianluca Vitagliano dhe Pierluigi Ferri.
“Gjatë takimit, i cili është zhvilluar në kuadër të programit “PERICLES”, u diskutua për angazhimin e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit transnacional, në veçanti të veprave penale që lidhen me falsifikimin e parave në valutën euro”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, kryeprokurori Blerim Isufaj shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që autoritetet italiane dhe Carabinierët në veçanti kanë ofruar për Prokurorinë Speciale.
Gianluca Vitagliano dhe Pierluigi Ferri ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimin për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër krimit financiar dhe korrupsionit.
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë