Aksioni për kapjen e personave të dyshuar të përfshirë në lojërat e fatit është duke vazhduar, raporton arbresh.info.
Zëvendës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka thënë Arbresh.info se deri tash janë arrestuar shtatë persona., të cilët dyshohen se janë të përfshirë në organizim të skemave piramidale.
“Ata janë në aksion. Deri tash me sa di unë shtatë persona janë arrestuar. Aksioni po vazhdon. Nuk kam informacion për çdo sekondë, por policia janë në teren duke punuar dhe janë duke arrestuar ata të cilët janë të involvuar. Kështu që po. “, është shprehur për arbresh.info zëvendës kryeprokurori Berisha.
E një sqarim i cili ka ardhur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, thuhet se janë të arrestuar pesë persona, ndërsa dy prej të dyshuarve janë në kërkim.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë e të saktë njofton opinionin se dy prej të dyshuarve lidhur me kryerjen e veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, janë në kërkim, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë” thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Ndryshe, në një operacion që është duke u zhvilluar në disa lokalitete, Polica e Kosovës ka arritur të arrestojë, pronarin e disa kazioneve në Kosovë, Ismet Osmanin të njohur si Curri.
Me të u arrestuan edhe dy persona tjerë, bashkëpunëtorë të ngushtë të Currit, Ilir Bojku e Mentor Maqani./Arbresh.info
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari