Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’i fillojë hetimet për pacientin i cili vdiq dy ditë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas një operacioni të rrallë në zemër.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Sipas saj, në rast të ndonjë paraqitjeje së elementeve të ndonjë vepre penale do të veprohet tutje.
“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë të ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qellim të sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë ajo. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...