Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj personit me inicialet L.M., i cili akuzohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.
Sipas aktakuzës, më 29 maj 2023 në Zveçan, i pandehuri L.M., në bashkëkryerje me persona të tjerë, dyshohet se ka përdorur dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, duke i sulmuar dhe duke u shkaktuar atyre kanosje serioze gjatë përmbushjes së detyrave të tyre për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
“I pandehuri L.M. akuzohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it. Sipas aktakuzës, nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën