Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit R.E për shitblerje të narkotikëve.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet R.E., më datë 08.10.2025 rreth orës 06:00 në Gjakovë, me qellim shitje ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik, në atë mënyrë që gjatë kontrollit dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar 5kg e 43 gram substancë narkotike e dyshuar për marihuanë”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së.
I pandehuri që nga data 8 tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur./Arbresh.info
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit