Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E.T (1999) dhe E.T (2000) që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas kërkesës, me datë 07.09.2021, rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, nga Republika e Shqipërisë ka hyrë në Republikën e Kosovës automjeti Peugeot 307 ngjyrë hiri, me vozitës E.T. (1999) dhe pasagjer E.T. (2000). Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve është vërejtur ndërhyrje në automjet – ulëse të pasme, dhe automjeti është vendosur në skaner, ku pas kësaj ka rezultuar se ka ndërhyrje (bunker nën ulëse të pasme të pasagjerëve në veturë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, me sasi prej 8 kg e 800.74 gram, shkruan arbresh.info.
Në këtë rast, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: Një automjet Peugeot 207 ngjyrë hiri dhe një (1) çelës i veturës; Nëntë (9) paketime, brenda me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Kokainë me peshë gjithsej 8 kg e 800.74 gr; Një (1) telefon Samsung;- Një (1) telefon Iphone 6S; Para të gatshme 1475 euro dhe 200 Lekë.
Të pandehurit E.T (1999) dhe E.T (2000), me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera procedurale. /arbresh.info/
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...