Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj të pandehurit E.Th., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet E.Th., me datë 01.02.2025 rreth orës 10:25 në Gjakovë Rr.“Yll Morina”, saktësisht në lokalin “E…”, me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin A.J., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri në cilësi të pronarit të lokalit derisa ka qenë duke shërbyer klientët, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri me mjetë të mprehtë – thikë e sulmon të dëmtuarin duke e goditur disa herë në pjesët vitale të trupit kryesisht rreth stomakut, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditjet me thikë, i dëmtuari menjëherë dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor.
“Këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ” Vrasja në tentative” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor