Prokuroria e Pejës ka kërkuar dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.
Nis fjala përfundimtare për vrasjen e trefishtë të vitit 2021 në Gllogjan
Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur paraqitja e fjalës përfundimtare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Në fillim, fjalën e saj përfundimtare po e paraqet prokurorja e rastit, Sahide Gashi.
Për vrasjen e trefishtë të vitit 2021 akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.
Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...