Në fshatin Pidiq të Gjilanit, në 15-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma gjatë pasditës së të shtunës
Prokuroria e Gjilanit ka filluar hetimet për këtë rast i cili po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
15-vjeçari me inicialet I.D dyshohet se në momentin tragjik ishte duke e pastruar pishinën e një restoranti. Aty ai ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Zyrtarja për informim e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, ka dhënë detaje rreth vdekjes së 15-vjeçarit.
“Dyshohet që i njëjti, tek restorant “Villa familjare” në fshatin Pidiq, derisa ishte duke pastruar pishinën me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën. Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka thënë Xheladini.
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...