Prokuroria e Pejës ka dhënë detaje rreth vrasjes së që ndodhi sot në qendër të Deçanit.
Sipas Prokurorisë, viktima është 29-vjeçari A.T.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë.
“Konfirmojmë se sot rreth orës 11:00 në Deçan është privuar nga jeta A.T., trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar për obdukim. Po ashtu i dyshuari Sh.G. është arrestuar dhe në bazë të aktvendimit të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 gjersa për të njëjtin do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit”, tha Nikçi për Kallxo.com.
“Nga vendi i ngjarjes janë siguruar të gjitha provat dhe për momentin për shkak të fshehtësisë së hetimeve nuk mund të japim informata më shumë”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës./kallxo.com/
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...
Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar
Përleshje mes dy personave në Fushë-Kosovë pas një mosmarrëv...
Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua muajin e kaluar në a...
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufi...
Ministri izraelit jep urdhër: Të eleminohet udhëheqësi i ri ...