Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se për realizimin e aksionit të sotëm, kontribut shumë të madh ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
“Policia që nga fillimi i këtij rasti është angazhuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, me ç’rast janë arrestuar tetë (8) zyrtarë policorë, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike”, nga neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”, sipas nenit 267 të Kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova