Prokuroria e Shtetit bënë të ditur se janë duke përcjellë nga afër procesin zgjedhor në komunë e Podujevës dhe të Mitrovicës Veriore.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili po zhvillohet sot, për kryetarë të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, raporton arbresh.info.
Që nga ora 7:00 kur edhe janë hapur kutitë e votimeve, prokurorët janë duke përcjellë nga afër mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
“Që nga ora shtatë e mëngjesit të sotëm, janë të angazhuar prokurorë kujdestarë, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Prokurorët kujdestarë janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit”, bënë të ditur prokuroria.
Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo shkelje që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës./arbresh.info/
Kurti pret ministrin turk të Tregtisë, flet për hapjen e një...
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës