Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...