Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim përfaqësues të Task Forcës së KFOR-it Britanik, të kryesuar nga Lizy G.
Fillimisht, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka njoftuar KFOR-in Britanik se institucioni i Prokurorit të Shtetit është duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet tjera ligj zbatuese për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën së Kosovës.

Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe për veprat penale që prekin fushën e sigurisë, thëllimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe mundësinë e avancimit të komunikimit të përbashkët.
Në fund të këtij takimi U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka shprehur falënderimin e tij për angazhimin e KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.Arbresh.info/
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...