U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me mbështetjen e OSBE-së ka organizuar tryezë diskutimi me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë të rajonit të Prizrenit, përfaqësues të policisë për rajonin e Prizrenit si dhe me avokatë, me qëllim të bashkëbisedimit rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e çështjeve penale.
Prokuroria e Prizrenit përmes një komunikate për media njofton se gjatë këtij takimi, në fjalën e tij, U.D. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, theksoi se takimet e tilla janë një mundësi e rëndësishme për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta duke përmirësuar komunikimin, standardizuar klasifikimin dhe ndjekjen penale të veprave penale, si dhe për të eksploruar mënyra për të përmirësuar menaxhimin e çështjeve dhe mbështetjen për viktimat.
Më tutje U.D. Kryeprokurori Kryeziu, theksoi se duke mbledhur të gjithë akterët kyç, synojmë të krijojmë përgjigje më kohezive dhe efektive ndaj krimit.
Ai, gjithashtu përmendi sfidat me të cilat ballafaqohet prokuroria në baza ditore për trajtimin e veprave penale të ndryshme duke adresuar edhe vetë kritika.
Po ashtu, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren Shpresa Emra, Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren kolonel Faton Alija dhe Kryetari i OAK dega në Prizren z. Blerim Mazreku, gjatë fjalës së tyre përmendën punën e institucioneve përkatëse, sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë punës së përditshme në luftimin e kriminalitetit, si dhe me qëllim të avancimit adresuan edhe shqetësime konstruktive për prokurorinë. Të pranishëm, gjykatës, prokurorë, avokatë dhe zyrtarë policorë, ishin pjesëmarrës aktiv në këtë tryezë diskutimi.
Takimi u konsiderua produktiv nga pjesëmarrësit, të cilët theksuan nevojën për vazhdimin e kësaj qasjeje bashkëpunuese për të garantuar që puna e këtyre institucioneve, përkatësisht e sistemit të drejtësisë të funksionojë në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet më të larta ligjore.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...