Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se në bashkëpunim me Hetimet Rajonale në Prizren, pas një hetimi disa mujor duke zbatuar masat e veçanta hetimore, kanë realizuar kontroll në regjionin e Prizrenit, me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin Y.M., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Fajdeja”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” nga neni 267 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I pandehuri Y.M., që nga muaji dhjetor 2024, e në vazhdimësi, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit S.Sh., në atë mënyrë që i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare, nga i pandehuri merr të holla me kamatë prej 10%. Pasi që viktima nuk arrin t’ia kthejë të pandehurit me kohë të hollat për muajin vijues, përveç kamatës, i pandehuri kërkon edhe shumën shtesë për çdo vonesë, derisa kamatat vazhdojnë të rriten në vazhdimësi, dhe bëhen të papërballueshme për viktimën.
Kontrolli është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, i pandehuri është arrestuar në flagrancë, me të hollat e pranuara nga viktima.
Gjatë këtij aksioni, është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, me ç’rast Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar:
Pesë kavanoza qelqi dhe tri qese plastike me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 1 Kg e 57 gram;Një peshore elektronike, dy grindera; dy telefona mobil, një pistoletë P22Ëalther, kalibër 9mm me një karikator të zbrazur, një pistoletë ROHM RG96, kalibër 9mm, një karikator me 9 fishekë, një armë automatike e llojit të panjohur, tetëdhjetë e një fishekë të kalibrit të panjohur dhe një Automjet “Opel Astra”.
“I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin Departamenti i Krimeve të Rënda do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...