Koordinatorja e veprave penale për luftimin rasteve të trafikimit me qeniet njerëzore dhe kontrabandimit me emigrantë, prokurorja e shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pej╒, Valbona Disha – Haxhosaj, ka mbajtur takim për luftimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore.
Në takim u shpalosën rezultatet e disa aksioneve të koduara si “Pranvera 2025” , të cilat ishin ndërmarrë me herët.
Gjithashtu, gjatë takimit të sotëm u diskutua për tema me theks të veçantë që ndërlidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, lokalet e natës, vilat, e në veçanti çështjen e lëmosh kërkuesve dhe keqpërdorimit të tyre.
Nga të gjitha këto, u nxorën konkluzione të cilat do të shërbejnë për ndërmarrjen e aktiviteteve për luftimin e veprave penale, ku secili institucion nga ky mekanizëm do të raportojë me 01.09.2025, lidhur me zbatimin e planit të përbashkët operativ.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan