Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut intervistohet për shkak të dyshimit për nxitje të përçarjes dhe mos durimit.
Kështu ka bërë të ditur zyra për media e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton publikun që me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është intervistuar sot Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut A.B., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur kjo prokurori.
Sipas prokurorisë, i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka dhënë një deklaratë nxitëse.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, A.B,. është lëshuar në procedurë të rregullt./arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër