Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar opinionin publik në lidhje me vrasjen e të riut, 19 vjeçar i cili ishte therur me thikë për vdekje para hyrjes së banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur tetorin e kaluar, dhe përmes një komunikate për media, prokuroria ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në mënyrë intensive kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, lidhur me ndriçimin e vrasjes së tani të ndjerit E.S., i cili është privuar nga jeta më 23 tetor 2020, në Gjilan, nga kryes deri më tani të panjohur.
Për hir të korrektësisë dhe njoftimit sa më të saktë të opinionit publik, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, që nga vrasja e të ndjerit E.S., e deri më tani janë marrë dhe do të vazhdojnë të merren intensivisht me hetimin e këtij rasti, deri në identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...