Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, vetëm gjatë muajit gusht 2018, ka pranuar 12 raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht për veprën penale nga neni 188/3 të KPK-së.
Po ashtu, Prokuroria njofton se për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe u është caktuar paraburgimi 12 të pandehurve, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
“Gjithashtu, është marrë vendim për ekspertizë, ku për secilin rast pritet të kthehet ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe të njëjtëve t’iu ngritet aktakuza. Prokuroria Themelore në Gjakovës njofton opinionin se i trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të dhunës në familje”, thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhet e ditur se në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, për rastet e dhunës në familje tash e dy vite është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste.
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...
Kurti: Alarmuese që Serbia po provokon me helikopterë pranë ...
Lautaro: Argjentina është më e fortë se Spanja
Remitencat arrijnë 1.4 miliardë euro më 2025, rritje 4%
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...