Prokurori tjetër i ZPS-së më tej paraqiti në pika të shkurtra disa nga pikat kyçe nga aktakuza që kishte të bënte me ndalimet e kryera nga UÇK-ja.
Sipas tij, një prej këtyre rasteve ishte ai i ndalimit në fshatin Qirez të Skenderajt të 13 personave ngaqë vinin nga parti institucionaliste, me arsyetimin se “ishin parti përçarëse dhe kundër luftës çlirimtare dhe po vinin në rrezik statusin politik të Kosovës”.
Prokurori tha se provat do të tregojnë se atyre, Hashim Thaçi u ka thënë se UÇK-ja nuk e njihte Parlamentin e Kosovës dhe u kërkoi atyre të hiqnin dorë nga postet e tyre e gjithashtu edhe nga Rugova.
Prokurori më tej paraqiti edhe emra të personave të tjerë që sipas tij, janë ndaluar nga Policia Ushtarake e UÇK-së.
Prokurori tha se në shtëpinë e Jakup Krasniqit është gjetur një lloj urdhri që tregon për ndalimin e Jakup Kastratit nga Turjaka dhe Cen Deskut nga Siçeva.
Prokurori paraqiti dëshmi që sipas tij kishin Sektori i Kundërzbulimit dhe Policia Ushtarake, dhe ata u ndaluan edhe pas marrëveshjes në Rambuje, por edhe pas marrëveshjes së Kumanovës.
Ai tha se ka raporte të UNMIK-ut e KFOR-it e të tjera që UÇK-ja nuk po respektonte marrëveshjen e demobilizimit dhe ushtarët e tyre po ndalonin paligjshëm serbë dhe civilë të tjerë.
Prokruroi tha se ndërkohë që të akuzuarit kanë punuar së bashku për të çuar objektivat e përbashkët, në mënyrë të vazhdueshme kanë inkurajuar vartësit ë tyre të zbatojnë këto vendime./rtk
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...