Prokurori i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Alan Tieger ka nisur deklaratën e tij përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Ai prezantoi para trupit gjykues dëshmitë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat pretendojnë se ata janë fajtorë për krime të kryera gjatë luftës, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, ai citoi dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se shtabi i UÇK-së nuk do të ndalej deri të arrinte fitoren e plotë.
“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin deri ta merrnin fitoren e plotë. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm”, tha ai.
Pos tjerash, ai tha se ish-luftëtarët e UÇK-së, pasi dolën për herë të parë në televizion më 1998, nuk e pranuan assesi anatominë.
Tieger po ashtu tha se vrasja e familjes Jashari, zgjeroi luftën në Kosovë.
“E kanë pranuar të gjitha palët”, shtoi ai gjatë deklaratave përmbyllëse.
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...