Prokurori Special, Ilir Morina ka folur rreth ngritjes së aktakuzave për Masakrën e Mejës, Dubravës e të Reçakut.
Ai bëri të ditur se dëshmitarë ndërkombëtarë do të ftohen në Kosovë për të dhënë dëshmi lidhur me masakrat më të mëdha në vend, transmeton Klankosova.tv.
“Ne kemi ngritur aktakuzë ndaj një prej masakrave më të mëdha, siç është Masakra e Mejës, gjykimi veç ka fillu javën e kaluar, ku janë të përfshirë 53 të pandehur, dhe ky gjykim po zhvillohet në mungesë”, u shpreh prokurori në emisionin “Info Magazine”
“Po ashtu kemi ngritur aktakuzë për një rast të vetëm lidhur me rastin e madh që quhet Maskara e Dubravës, për këtë rast gjykimi përfundoi javën e kaluar, ku i pandehuri u lirua nga gjykata, kurse pjesa tjetër e rastit sa i përket Masakrës së Dubravës është ende në hetim”.
“Sa i përket Masakrës së Reçakut, ne i kemi kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat mund t’i zhvillojmë brenda territorit të Kosovës, dhe tani jemi duke u fokusuar në mbledhjen e provave që gjenden jashtë Kosovës, duke përfshirë mekanizmin rezidual, apo ish-gjykatën Penale Ndërkombëtare për Jugosllavinë, dhe identifikimin e dëshmitarëve ndërkombëtarë të cilët duhet t’i ftojmë në Kosovë që t’iu marrim deklaratat lidhur me këtë çështje”, tha Morina.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...