Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar pas të shtënave me armë që ndodhën pasditen e së enjtes në qendër të Podujevës, ku si pasojë mbetën të plagosur tre persona.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për të udhëhequr veprimet hetimore.
“Lidhur me rastin ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Deri tani këto informata i posedojmë. Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Shala.
Më herët, Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 13:30, ndërsa tre personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur motivet e të shtënave apo identitetin e personave të përfshirë në incident.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...