Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, është larguar nga Kosova. Ai dyshohet se gjatë muajit të kaluar ka shkuar në Amerikë.
Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve që ka marrë në lidhje me punën e tij.
Prokurori Blakaj, ishte duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm.
Burime të RTV21 thonë se prokurori Blakaj bashkë me familjen e tij ka ikur në Amerikë. Blakaj kohë më parë kishte kryer edhe shkollimin në SHBA.
Për dorëheqjen e prokurorit special, Elez Blakaj, ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë.
Ambasadori amerikan, Greg Delaëie, thotë se është e dhimbshme që një nga prokurorët e vendit detyrohet të japë dorëheqje për shkak të kërcënimeve.
Në reagimin e amerikanëve thuhet se prokurori i tërhequr nga detyra e tij, kishte përkrahjen e Qeverisë Amerikane.
Elez Blakaj, më 11 korrik 2018, e ka ngritur aktakuzën ndaj profilit të lartë të veteranëve, lëndë kjo e cila konsiderohet si një ndër lëndët më voluminoze dhe të ndjeshme, por e cila është duke qëndruar në Prokurori Speciale dhe ende nuk është dërguar në Gjykatë.
Prokuroria Speciale, me dorëheqjen e Blakajt, mbetet me 12 prokurorë, ndërsa në shtator edhe dy prej tyre mbërrijnë moshën e pensionimit, përderisa Këshilli Prokurorial është në proces rekrutimi për 5 prokurorë./RTV 21/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...