Prokurori “ankohet” se ju kërkua vota për anëtarë të KPK-së në tualet

23:07 | 15 Tetor 2020

Prokurori i Shtetit në Departamentin e Përgjithshëm në Ferizaj, Paulin Pashku, në një postim në rrjetin social Facebook, është “ankuar” se një koleg i tij prokuror, ia ka kërkuar votën, derisa ishin në tualet.

Përgjigja sipas vetë prokurorit Pashku, kishte qenë negative në kërkesën për ta votuar, gjë e cila e ka hutuar në tualet, prej të cilit prokurori lobues, ka dalur nga tualeti pa i larë duart.

Prokurori Pashku e ka kritikuar këtë soj të prokurorëve, të cilët sipas tij, duan të jenë burokrat e jo prokurorë, raporton BetimipërDrejtësi.

Shihni postimin e plotë të prokurorit Paulin Pashku:

Së fundi në Këshillin Prokurorial të Kosovës janë tërhequr tre prokurorë, vetëm tre muaj para skadimit të mandatit të tyre pesë vjeçar.

Ndaj kësaj tërheqje të orkestruar ka reaguar publikisht Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Zyra e BE-së janë tërhequr nga procesi i monitorimit të konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së dhe zgjedhjes së Kryeprokurorëve të Prokurorive.

Ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorëve, janë prishur në themel.

“Ambasada Amerikane ka luajtur një rol monitorues dhe mentorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe për të zgjedhur kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë prishur në themel. Atyre u mungon transparenca dhe u nënshtrohen konflikteve në rritje të interesit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Ambasada e SHBA-së kishte njoftuar se më nuk do të marrë pjesë në këto procese, pasi “përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet në mënyrë të gabuar si një miratim i këtij sistemi të prishur”.

 

Lajmet më të lexuara