Sot në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit qëndroi për vizitë pune, prokurorja amerikane, Angel Krull, e shoqëruar nga zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Në njoftimin për media thuhet se delegacioni amerikan u prit nga prokurorë nga Departamentet për të Mitur dhe prokurorët koordinatorë për rastet e trafikimit me qenie njerëzore, nga Prokuroritë Themelore dhe nga Prokuroria e Apelit, përcjell Arbresh.info
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhën me luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, ku pati diskutime grupore për raste konkrete që prokurorët i kanë në punë.
Për të ndarë përvojën e saj profesionale në trajtimin e këtyre rasteve prokurorja amerikane Angel Krull para të pranishmëve bëri edhe një prezantim për trajtimin sa më profesional të rasteve që ndërlidhen me trafikimin me qenie njerëzore./Arbresh.info
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan