Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se në buxhetin e vitit 2018-të, nuk hynë projekti i termocentralit ”Kosova e Re”.
Hamza ndërsa ka debatuar në Zona B, çështjen e marrëveshjeve që sigurojnë përfundimisht pavarësinë energjetike të vendit, ka deklaruar se brenda kontratës komerciale ka mekanizma të cilët nuk lejojnë dëmtimin e buxhetit të Kosovës.
”Sot Kosova ka arritur në një fazë të rëndësishme pas shumë vitesh, nënshkrimi i kontratës komerciale dhe tashmë presim punë të tjera”.
”Kjo kontratë për ”Kosovën e Re”, që është nënshkruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bazat dhe të dhënat kryesore të cilat i bart vet kjo ministri”.
”Ministria e Financave ende nuk ka pranuar ndonjë dokument zyrtarë që ka shifra të sakta. Por besoj se brenda kontratës janë vendosur mekanizma të mirë që nuk e vënë në dëmtim buxhetin e Kosovës”.
”Banka Botërore gjatë gjithë kohës ka qenë në proces, pritet që pas nënshkrimit të marrëveshjes, të hapen bisedat për marrëveshjen financiare”.
”Buxheti i 2018 ka prioritet investimet kapitale por ”Kosova e Re” nuk është pjesë e buxhetit sepse është projekt jashtëbuxhetor”, është shprehur Hamza.
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...