Në vazhdën e takimeve me drejtorët e shkollave, për shpalosjen e Programit Nacional për Rininë, Azem Guri, zëvendësministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së bashku me Gëzim Zeqirin, Këshilltar i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, takuan sot drejtorët e shkollave të komunës së Drenasit të kryesuar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit Tefik Halilaj.
Zëvendësministri Guri, njoftoi drejtorët për fillimin e implementimit të Programit Nacional për Rininë që nga java e ardhshme. Ai theksoi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për këtë program, për të cilin tha se do të ndikojë në rritjen e cilësisë së arsimit në vend.
Ndërkaq, Drejtori i DKA-së, Tefik Halilaj shprehu përkrahje të parezervë për implementimin e këtij programi në komunën e Drenasit.
Detajet rreth programit dhe mbarëvajtjes së garave u prezantuan nga këshilltari Zeqiri, i cili tha se janë hartuar udhëzuesit për secilin garë që parashihet në Programin Nacional për Rininë dhe se presin që procesi i realizimit të garave të shkoj si është më së miri.
Programi Nacional për Rininë parasheh zhvillimin e garave në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport. Ai përfshinë të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar dhe studentët e nivelit universitar.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata