Profesorët e Universitetit të Prishtinës kanë një arsye të fortë për t’iu gëzuar rënies së studentëve nga provimet.
Prej vitesh, ata marrin nga 0.60 cent për çdo student që hyn në provim, si një stimulim shtesë, përveç pagës bazë.
Ndonëse kanë frikë se do t’iu hakmerren nëse flasin hapur, në kushte anonime, studentët thonë që kjo ndikon që disa prej profesorëve të mos i kalojnë qëllimisht në disa afate rresht. Raporton KTV.
Zëvendëskryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Leon Malazogu, ka deklaruar se ky institucion ka marrë një iniciativë për të rishikuar ligjet që rregullojnë këtë çështje.
Prodekani për Financa i Fakultetit Filozofik, Agim Zogaj, ka thënë se pajtohet me rishikimin eventual të kësaj rregulloreje.
Falë këtij rregulli, gjatë afateve të provimeve, në fakultetet si Juridiku dhe Ekonomiku, ku numri i studentëve është shumë i madh, profesorët vazhdojnë të marrin deri në 3000 euro për një muaj.
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...