Një tragjedi tronditi sot Prishtinën, ku një zyrtar polic u gjet pa shenja jete.
Alban Tolaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dyshohet se u vetëvra pasditën e sotme.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe producenti i njohur, Bini Diez, i cili njëherazi ishte edhe mik i tashmë të ndjerit, Tolaj, shkruan IndeksOnline.
Në një postim prekës në “Instagram”, Bini zbulon se me Albanin kishte biseduar dy ditë më herët.
“Alban, s’po muj me besu që po shkruj për ty, shoku jem i vjetër e i afërt që, sa herë kom pasë nevojë, ti je kanë aty për mu e unë për ty. 2 ditë ma herët, kur folëm afër 1 orë, asnjë shenjë s’ma dhe që ka më kanë biseda jonë e fundit. Pusho në paqe shoku jem, nuk kam me të harru kurrë”, shkroi Bini.
Ky i fundit, për një kohë të gjatë ishte bashkë-moderues i emisionit me vajzën e policit të ndjerë, e cila po ashtu është prezantuese.

Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi