Pushteti fajëson politikat evropiane për stagnimin e procesit, derisa opozita drejton gishtin tek pushtetarët si shkaktarë të izolimit të Kosovës, shkruan sot, gazeta Zeri.
Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian do të jetë një proces mjaft i vështirë dhe i gjatë i cili mund të zgjasë për plot 15 vjet. Nisur me një proces të stagnuar të liberalizimit të vizave i cili edhe më shumë e zhargit tërë procesin drejtë BE-së. Pushteti fajëson politikat evropiane për stagnimin e procesit, derisa opozita drejton gishtin tek pushtetarët si shkaktarë të izolimit të Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para pak ditësh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian kritikoi BE-në se po përdor standarde të dyfishta karshi Kosovës. Sipas tij, qasja e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është krejtësisht e padrejtë. “E konsideroj jo të drejtë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave”, deklaroi Thaçi.
Ngjashëm u shpreh edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili për ngecjen në procesin e integrimit ia hodhi fajin BE-së po ashtu. Pavarësisht këtyre, ish-shefja e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Catherine Ashton, vlerësoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt integrimit.
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...