Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik.
Murati me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo e bën pagën mesatare bruto prej 780 euro në muaj në sektorin publik, shkruan Arbresh.info.
“Sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024. Kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik.”, njoftoi ai.
Ndër të tjera, ai tha se buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak.
“Kurse sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%.”, shtoi ai./Arbresh.info/
Arrestohet Gjesti
FFM dënon Shkëndijën me 5 mijë euro dhe hap procedurë të re ...
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
ME: Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare