Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa të mëdha, pasi shumë sipërmarrës po kërkojnë të zgjerohen dhe të hapin vende të lira pune. Një pjesë e vogël e këtyre bizneseve janë vendosur tashmë në hapësirat e ITP-së.
“Në ato hapësira, ku për momentin janë në dispozicion 40 hektarë, janë vendosur disa kompani jo të fuqishme, disa OJQ, po besojmë që në ato hapësira ka ende vende të lira për shumë e shumë veprimtari prodhuese”, tha Afrim Tejeci nga Oda e Prizrenit.
Për shkak të mosfunksionalizimit të kësaj zone, shumë kompani janë transferuar në komunën e Suharekës, thotë Tejeci.
“Ne jemi me vite duke pritur, shumë biznese, për fat të mirë apo për fat të keq, ne i kemi dërguar në shumë vende të tjera, qoftë edhe në Suharekë që është shumë afër, sepse kemi pasur dhjetëra e dhjetëra biznese që kanë shprehur dëshirën për të ardhur, për t’u zgjeruar, për të hapur vende pune, por për fat të keq këto kanë shkuar në qytete të tjera”, tha ai.
Komuna e Prizrenit deri më tani nuk ka mundur të bëjë diçka konkrete për t’u ofruar sipërmarrësve hapësirën e ndarë për Parkun e Bizneseve. Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Adem Morina, thotë se kanë nisur hapat e parë për funksionalizimin e Zonës Ekonomike. Sipas Morinës, së pari do të fillohet me rregullimin e infrastrukturës.
“Pas kësaj seance do ta qesim në kuvend dhe gjithsesi do të krijohen edhe komisionet, e pastaj do të ndjekim procedurat se si të veprojmë. Jemi në komunikim edhe me KEDS-in dhe njerëz të tjerë të cilët kanë qasje për funksionalizimin e Zonës Ekonomike”, tha Morina.
Zëvendëskryeministri i Kosovës për Komunitete i ka dhënë një shpresë komitetit të biznesit për këtë problem.
“Kjo Qeveri ka me mbajt fjalën, vitin e kaluar e kemi ndërruar ligjin ku përfshihet edhe Parku i Biznesit, me iniciativën e ‘Esnaf’ dhe Odës Ekonomike, tashmë jemi një hap më afër drejt funksionalizimit të tij. Për këtë arritje keni kontribuar edhe ju”, tha Fikrim Damka, zëvendëskryeministër i Kosovës.
Mungesa e funksionalizimit të kësaj zone, që përfshin 80 hektarë tokë, ka bërë që edhe ato pak investime që janë bërë të fillojnë të shkatërrohen./rtk
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...